Hapja e sallave të dasmave – Vitia vendos për masat e reja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë një takim virtual me kryetarët e Komunave të mërkurën në orën 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili tha se në këtë takim do të diskutohet për masat e reja antiCOVID.

“Po, e konfirmoj takimin e së mërkurës. Do të diskutojmë rreth masave të reja antiCOVID”, ka thënë Ibrahimi për Sinjalin.

REKLAMË

Po ashtu, Vitia do të takohet edhe me Shoqatën e Hotelerisë dhe Turizmit, ku do të diskutohet hapja e sallave të dasmave. 

Përmes një komunikate drejtuar mediave, OHT-ja ka bërë me dije se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, iu ka kërkuar kohë deri të mërkurën për të vendosur për lirimin e masave.

REKLAME

Ata kanë treguar se në takimin e mbajtur të martën me ministrin e Shëndetësisë, kanë përfshirë kërkesat e të gjitha sektorëve që përfaqëson Oda e Hotelerisë dhe Turizmit si sallat e dasmave, pishinat, estradë, dekore, dhe të gjitha sektorët tjera, e që sipas tyre takimi ka qenë në favor të tyre dhe masat pritet të lirohen që nga data 26 maj.