Qytetarët e Suharekës i thonë JO ndërrimit të emrit të Gjimnazit

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Suharekë ka propozuar që Gjimnazi ”Jeta e Re” në Suharekë,mbajë emrin e heroit ”Fadil Vata”

E në mbledhjen e asamblesë të mbajtur me 30.04.2021 me 16 vota pro dhe 2 abstenime ka kaluar nëasamble propozimi i PDK-Suharekë ( Pro këtij propozimi kanë votuar asamblesitët nga PDK dhe AAK).

Portali Suhareka Express ka organizuar një sondazh Online me pyetjen:
A jeni pro apo kunder nderrimit të emrit Gjimnazit nga “Jeta e Re” në “Fadil Vata”?
Në lëtë sondazh për 24h kanë votuar mbi 2000 përsona, ku mbi 1600 kanë votuar kundër ndërrimit të emrit, ndersa
rreth 400 përsona janë të mendimit që emri i gjimnazit të ndërrohet nga “Jeta e Re” në “Fadil Vataj”, apo 81% kundër dhe 19% pro nderrimit të emrit!