Zgjedhjet Lokale po ofrohen, përderisa në Suharekë vetëm AAK dhe LDK kanë vendosur për kandidatët për kryetar (Edhe pse ende jo zyrtarisht)
Kryetari i degës së AAK-së në Suharekë Bali Muharremaj do të jetë edhe kandidat i për kryetar të komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.
Gjithashtu edhe nga LDK, kryetari i degës në Suharekë Ardian Shala do të jetë kandidat për ktyetar të komunës.
Vetvendosje dhe PDK ende nuk kanë vendosur për kandidiatin i cili do të mundohet ta marrë udhëheqjen e komunës, të cilën aktualisht e drejton Bali Muharremaj.
Tashmë kanë filluar të përfolen edhe emrat e kandidatëve për asamblenë komunale. Një sfidë e madhe kjo për kryetarët e degëve, për të vendosur se me cilët numra do të kandidojnë kandidatët për asamble.
Sfidë tjetër është bartësi i listës, kjo për arsye se bartësi i listës nuk votohet, por nese partia arrinë ta sigurojë së paku një ulëse në asamblenê komuale, ajo ulëse do t’i takoj bartësit të listës.
Nga LDK kanë thënë se ende nuk kanë menduar se kush do të jetë bartës i listës, (Në zgjedhjet e vitit 2017 bartës i Listës ka qenë Nexhat Ramadani- zv.ministër në qeverinë HOTI)
Burime mbrenda degës së AAK-së në Suharekë kanë thënë se tashme lista me kandidatët për asamble është gati në përfundim, ndërsa për bartës të listës janë dy pretendentë : Mihrije Suka – Nënkryetare e Komunës dhe Bexhet Kuqi kryesues i Asamblesë. (Në zgjedhjet e vitit 2017 bartës i listës ka qenë Salih Bytyqi – ish drejtor i QKMF-së)