Besa Kuqi, në Ditën Botërore të Luftës Kundër Duhanit thotë se në Kosovë mbetet sfidë ndalimi i pirjes së duhanit në vende të ndaluara sipas ligjit në fuqi

Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, në Ditën Botërore të Luftës Kundër Duhanit, ka thënë se në Kosovë mbetet ende sfidë ndalimi i pirjes së duhanit në vendet e ndaluara sipas ligjit në fuqi.

Ajo, ka shkruar se çdo vit ne botë vdesin rreth 7 milion njerëz si pasojë e pirjes se duhanit.

“Studimet e fundit te Organizatës Botërore te Shëndetësisë flasin për atë se duhani është shkaktari i dytë i vdekjeve ne botë, se per çdo vit ne botë vdesin rreth 7 milion njerëz si pasojë e pirjes se duhanit, nga 5 infarkte, 4 shkaktohen nga pirja e duhanit”, ka shkruar Kuqi.

Tutje, ajo ka sqaruar se pirja e duhanit gjithashtu shkakton kancer në mushkëri, sëmundje tjera dhe dëmton fëmijet gjatë shtatzanisë.

“Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumi i duhanit, si dhe propagandimi për ndërmarjen e politikave efektive me qëllim uljen e konsumit të tij.

Në vendin tonë vazhdon të mbetet sfidë ndalimi i pirjes së duhanit në vënde të ndaluara sipas ligjit në fuqi”, ka përfunduar Kuqi në postimin e saj në Facebook.

Burimi i lajmit: Dchannel