Forumi Rinor i LDK-së në Suharekë, i reagojnë kryetarit Muharremaj

Forumi rinor i LDK-së ka reaguar ndaj kryetarit Muharremaj  që nuk po angazhohet për t’i sigurar paratë për shujtat e mësimdhënësve.

Ata përmes një postimi në facebook kanë thënë se:

“Përderisa kryetarët e komunave tjera, janë të angazhuar për t’ua siguruar paratë e shujtave për mësimdhënësit e komunave të tyre, kryetari i Komunës së Therandës Bali Muharremaj nuk po ka kohë tu ndihmojë mësimdhënësve të Komunës sonë, sepse po vazhdon reklamimin në Facebook para kamionëve e eskavatorëve. 

Çështë e vërteta kamionët dhe eskavatorët punojnë gjithmonë e gjithëkund por këtë lloj praktike reklamuese nuk e zbatojnë të tjerët, sepse janë të nxanë me punë ma t’meqme që janë obligime të kryetarit!”