Ndrecaj: Po punësoni militantë partiak, djali i heroit sillet koridorëve për një vend pune

Bashkim Ndrecaj asambleisti i LDK-së, në mbledhje e asamblesë komunale të mbajtur sot i ka reagur ashpër kryetarit Bali Muharremaj në lidhje me punësimet që po bëhen nga Komuna e Suharekës.

Ky eshtë mesazhi më i keq qe po jua jepeni rinisë dhe popullit tonë, popullit të cilit jua keni borgj me punu drejtë e me udhëheq ndershëm shtoi tutje Ndrecaj.

Ja reagimi i plotë:

“Eshtë e turpshme qe te ndikohet punësimi nga politika, eshtë e turpshme qe djali i Heroit të sillet neper koridore e të kërkon punë e ju të punsoni militant partiak e më e turpshme qe te beni postime kinse po kujdeseni per Heroin e asnjëher stë bjen ndërmend që ka familje. 

Me keto veprime Kryetarë ju po i jepëni mesazh të keq rinisë dhe atyre që jan të diplomuar e presin të punësohen dhe nuk kan me pasë atë fatë, se skan lidhje me politiken, sjan militantë partiakë, sepse  prindërit e tyre nuk kan lidhje familjare me ndonjë politikan, prindërit e tyre me mundë e besa besë edhe duke e lenë veten edhe pjestarët tjerë të familjes keq shpeshëher vetëm për ti shkolluar e në fund i diplomuar detyrohet ta lëshojn Kosoven dhe të diplomuar e të gatshem për punë shkojn në mërgim. 

Ky eshtë mesazhi më i keq qe po jua jepeni rinisë dhe popullit tonë, popullit të cilit jua keni borgjë me punu drejtë e me udhëheq ndershëm por ju po e bëni të kundërten në vend se tua lehtësoni jetesen  ju po jua veshtërsoni atë në vend që ti shpenzojm parat e tyre me vend ndershëm  ju po ja vjedhni ato, në vend se të ju japeni mesim se si duhet të qeveriset ndershëm e drejtë ju po ju jepni mesazh më të keqë duke i shty qe te besojn se ketu ska më jetesë.”