Suharekë: kontrabandim me migrantë, arrestohet një përson


Policia Kufitare e Kosovës rajoni Perëndimi pas zhvillimit tëhetimeve dhe duke u bazuar në urdhëresën e autoriteteve të drejtësisë për kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjakovë dhe ne Suharekë, tek personat e dyshuar të përfshirë në veprimtari penale 

    

Gjatë bastisjes së lokacioneve të ndryshme te të dyshuarvemeshkuj/kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materialepër procedura të mëtejme si në vijim: 

 • një (1) pistoletë me gas, e tipit Ekol kalibri 9 mm dhe një karikator,

 • dymbëdhjetë (12) copë fishek me gaz të kalibrit 9 mm,

 • një (1) thikë ushtarake,

 • dy kapela me emblemë të PK-së si dhe • një (1) telefon Smasung S10

• një (1) automjet (BMW X5) e cila dyshohet se është marr nga një person tjetër për

shkak të një borxhi dhe tjetër

• një (1) kompjuter në të cilin kishte dokumente të skanuara.

 

Me vendim të prokurorit kompetent njëri nga personat edyshuar ndalohet për 48 orë, përderisa i dyshuari tjetër lirohet pas intervistimit në prezencë të avokatit të tij mbrojtës

 

Hetimet lidhur me rastin ende janë në proces nga njësia e hetimeve pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë.