Në varrezat e Shtimes janë varrosur sot katër anëtarët e familjes Ramadani të cilët vdiqën të dielën si pasojë e një aksidenti në trafik
Pas ceremonisë së varrimit, është zhvilluar edhe një ceremoni tjetër – ajo e faljes së gjakut.
Familja Ramadani ka falur sipas traditës katër gjaqet ndaj familjes Musliu, prej së cilës vjen drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident, shkruan KlanKosova.
Ndryshe, fmilja Ramadani nga Shtimja u shua dje në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Koshare të Ferizajt.
Në vendin e ngjarjes vdiq Naim Ramadani 39 vjeç, nëna e tij (60), gruaja (32) dhe djali (10). Në gjendje kome vazhdon të ndodhet motra e tyre, e cila po trajtohet në QKUK në Prishtinë.
Për ngjarjen që tronditi gjithë vendin, Kanal10 ka qëndruar sot në Shtime dhe nga atje sjell rrëfimet e axhës së kryefamiljarit, drejtorit të shkollës ku 10-vjeçari kishte vijuar mësimet deri në klasën e katërt dhe të kryetarit të Komunës Naim Ismajli. Të gjithë apelojnë për kujdes dhe vëmendje të shtuar në komunikacion.