Policia e Shtetit shqiptar ka bërë të ditur se sot në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë Qemal Bici rreth 56-vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë, sëpatë, bashkëshorten e tij Menturie Bici, rreth 53- vjeçe dhe pas aktit të rëndë autori ka varur veten.
Në momentin e krimit fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas ata kur kanë ardhur në banesë e kanë gjetur nënën të vrarë dhe më pas babanë të varur te pema.
Qemal Bici njihej nga fqinjët si problematik, i alkoolizuar dhe që jo pak herë shkaktonte dhunë ndaj gruas së tij. Çifti ka katër fëmijë të gjithë të rritur.
Kjo ngjarje e rëndë pason atë të Shkodrës ku vëllai vrau motrën , si dhe ngjarjen që tronditi Tiranën, ku u vra Kudret Salia nga ish-vjehrri.