Ardian Shala viziton AMF-në Budakovë

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga radhët e LDK-së Dr.Ardian Shala së bashku me bashkëpunëtorin e tij dr.Shefket Kolgeci kanë vizituar AMF-në në Budakovë, për t’i mbështetur siç tha ai punëtorët shëndetësorë të cilët po punojnë me përkushtim maksimal për pacientët.

Ja postimi i plotë:

“Në mbështetje të punëtorëve shëndetësor që punojnë me përkushtim maksimal për pacientët.
U informuam nga afër për shërbimet që po ofrohen si dhe për një furnizim edhe më të mirë me barna në të ardhmen , të domosdoshme për trajtim efikas të pacientëve.

AMF-Budakovë , 07.06.2021”