Efektet anësore të vaksinës Covid-19

Zbulimi i vaksinave ka bërë që një sasi e madhe e njerëzve të vaksinohen në një hapësirë të shkurtër kohore. Në Britani, janë vaksinuar dy herë 27 milionë njerëz. Ndërsa grupi i moshave të reja tashmë ka vazhduar vaksinimin, e ku raporte shqetësuese kanë ardhur nga Izraeli dhe SHBA për efekte anësore të inflamacionit në zemër, sidomos tek personat e rinj të gjinisë mashkullore. Ku është kjo ndërlidhje?

Vaksinat Pfizer dhe BioNTech, shkaktuan tek meshkujt e moshave të reja rrezikun për inflamacionin e muskujve të zemrës, që quhet miokarditis, thonë studiuesit në Izrael. 

Një raport, i cili u publikua nga Ministria e Shëndetësisë, ka konkluduar se një nga 3000 dhe një nga 6000 burrat e moshës 16-24 vjeç që kanë marrë vaksinën, patën një simptomë të tillë të rrallë.

Zyrtarët e Agjencisë Mjekësore të Europës thanë më 28 maj që ata kanë pranuar 107 raporte të miokarditisit, nga 175 mijë doza të dhëna.

Çfarë është miokarditis?

Miokarditisi është një inflamacion i muskulit të zemrës. Mund të ndikojë në muskulin e zemrës dhe në sistemin elektrik të zemrës, duke reduktuar aftësinë e zemrës për të pompuar, duke shkaktuar kështu një ritëm rapid dhe anormal të zemrës.

Infeksionet virale zakonisht shkaktojnë miokarditisin, por kjo mund të rezultojë edhe për shkak të ndonjë ilaçi apo pjese e një gjendje inflamacioni gjeneral, shkruan klinika Mayo. “Shenjat dhe simptomat përfshinë dhimbje të kraharorit, lodhje, vështirësi në frymëmarrje dhe aritmi”, shkruan ueb-faqja e njohur për shëndet.

SHBA ka raportuar 14 raste të miokarditisit pasi kanë marrë vaksinën. Nga 14 raste, një pacient, i cili ishte testuar pozitiv para tre muajve, u sëmurë me miokarditis pasi mori dozën e parë me vaksinë.

13 pacientët e tjerë u sëmurën nga miokarditis pasi morën dozën e dytë të vaksinës.

11 morën vaksinë Moderna kurse tre morën vaksinë Pfizer. Sipas raporteve, Izraeli ka bërë hulumtimi për ndërlidhjen në mes të miokarditisit dhe vaksinës Pfizer. Në më shumë se pesë milionë vaksina që ka dhënë Izraeli, 62 raste të miokarditisit janë zhvilluar pasi ata janë vaksinuar.

Shumica që janë prekur janë meshkujt e moshës nën 30 vjeçare me 56 raste nga 62 rastet që kanë ndodhur pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës. “A sugjeron kjo këtë gjë që po ndodh, së paku kjo statistikë, po na tregon fenomen real”, thotë Dr Peter Liu, kardiolog dhe zyrtar i lartë shkencorë pranë Institutit për Zemër në Universitetin e Ottawas.

Si kundërpërgjigje nga raporti, Pfizer ka thënë se ata janë në dijeni të gjetjeve të reja, por që ende nuk ka ndonjë lidhje shkencore që kjo shkakton miokarditisin prej që u zbulua vaksina, shkruan Reuters.

Në rastin e vaksinës Pfizer/BioNTech, nuk kishte dallime domethënëse në atë se si vepronte ajo në njerëz në gjendjen e tyre shëndetësore duke i vënë atë në rrezik që të infektohen nga Covid-19, shkruan British Heart Foundation.

“Testimi në Oksford (i njohur si Vaxzevria) i vaksinës kanë përfshirë edhe njerëz me sëmundje të zemrës dhe sëmundje të qarkullimit të gjakut, diabet, sëmundje të mushkërive dhe obezitet dhe kanë zbuluar se ajo jep nivele të ngjashme të mbrojtjes për ata të cilët nuk i kishin këto sëmundje”, shton kjo shoqatë humanitare.

“Njëjtë, testime janë bërë edhe për vaksinën Moderna ku janë përfshirë njerëz më diabet, sëmundje të zemrës dhe qarkullimit të gjakut, sëmundje kronike të mushkërive, obezitet dhe sëmundje të mëlçisë. Studimi ka zbuluar që vaksina funksionon mirë tek këto grupe me rrezik të lart tek popullsia e përgjithshme”. /GazetaExpress/