Anthony Joshua është urdhëruar nga WBO që të mbrojë titullin e kampionit kundër Oleksandr Usyk në luftën e tij të radhës.

Tani palët kanë 10 ditë kohë (deri më 31 maj) për të arritur një marrëveshje

Promovuesi i Joshuas, Eddie Hearn kishte kërkuar kohë deri të hënën më 24 maj, por u refuzua nga ekipi i ukrainasit.

Përballja e shumëpërfolur e vitit mes Joshua dhe Tyson Furyt në Arabinë Saudite me shumë gjasë nuk do të ndodh, pasi meçi me Usyk është i radhës për AJ.

WBO i kishte dhënë Joshuas 48 orë kohë, deri të premten më 21 maj, për të shpëtuar luftën e tij me Fury, përndryshe ai do të urdhërohej të ndeshej me Usyk.

Joshua mban rripat në IBF, WBA dhe WBO, por plani i tij ishte të takohet edhe me kampionin e WBC, që mbahet nga Fury, por edhe ky i fundit do të duhet të luftojë për herë të tretë me Deontay Wilder para 15 shtatorit.

Wilder e ka bërë të qartë se ai nuk do të pranojë të largohet.

Në anën tjetër Usyk është i pamposhtur me 18 fitore, me meçet  e fundit të fituara ndaj Tony Bellew dhe Derek Chisora. 

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT