Rasti i Busqets i cili rezultoi pozitiv ndaj testiti Covid-19 ka shkaktuar panik dhe tani ka lindur debati në lidhje me vaksinim e futbollistëve që do të marrin pjesë ne euro 2020. Çdo kombëtare pjesëmarrëse në europian i është lënë me dëshirë nëse duan të vaksinohen apo jo.

Lojtarët e Kombëtares së Anglisë nuk janë vaksinuar. Trajneri i “tre luanëve” Gareth Southgate pak kohë më parë i kërkoi autoriteteve që të vaksinonin futbollistët për shkak se janë të rrezikuar nga udhëtimet e shumta që bëjnë, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh pasi qeveria britanike vazhdoji planin e saj duke vaksinuar kategoritë më të rrezikuara dhe jo duke privilegjuar futbollistët.

Sidoqoftë sipas asaj që raportojnë mediat në Britani duket se lojtarët tashmë edhe pse e kanë mundësinë të vaksinohen e kanë refuzuar një gjë të tillë, pasi nuk dëshirojnë që ky plan i qeverisë pra të anashkalohet duke i dhënë atyre një mundësi të tillë.

Belgjika ndërkohë ka marr vaksinën Johnson e Johnson. Të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit janë vaksinuar prej duke marrë dozën e parë më 31 maj dhe 2 qershor.

Në radhët e Zvicrës i vetmi që i ka marr të dy dozat është trajneri i helvetëve Vladimir Petkoviç, ndërkohë pjesa tjetër e ka vetë në dorë nëse do të dëshirojë të vaksinohet ose jo.

Kombëtarja polake është një skuadër ku të gjithë lojtarët së bashku me stafin janë vaksinuar, ndërkohë përfaqësuesja austriake nuk e ka bërë një gjë të tillë, pasi stafi mjekësore i ekipit nuk ja kë këshilluar një gjë të tillë me argumentin se ndoshta për shkak të efekteve lojtarët nuk do të kenë mundësi të ndjekin stërvitjen.

Holanda ndërkohë një pjesë është vaksinuar ndërsa disa të tjerë nuk kanë preferuar të marrin dozat. Dorë të lirë është lënë edhe tek Franca, teksa trajneri i tyre Didier Deschamps nuk i ka detyruar lojtarët por i ka këshilluar se marrja e vaksinës është diçka e mirë.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT