Gjendja e pacientit që u konfirmua pozitiv me varinatin afrikan të Coronavirusit është stabile. Ai po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për media ushtruesi i detyrës së drejtorit të Infektives, Izet Sadiku, njofton Insajderi.

Ai tha se pacienti në fjalë është është pranuar në këtë klinikë me 4 qershor dhe i njëjti është duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Sadiku shtoi se ky variant përhapet më shpejt, duke sqaruar se nuk ka ndonjë rast të konfirmuar të variantit indian.

“Pacienti është në oksigjenoterapi, por gjendja është stabile. Në bazë të hulumtimit përhapja e tij është më e shpejtë. Sepse kemi pasur forma të rënda të britanikut më të rënda. Ne nuk kemi konfirmime të rastit indian. Thuhet që përhapet ma shpejt por nuk jep shenja të rënda klinike. Zakonisht duhet të merren masa për Covid përdorimi i maskës, distanca. Sigurisht të gjitha hapjet bëhen me rekomandime të institutit”, potencoi ai.

Sadiku në fund njoftoi se në Klinikën Infektive aktualisht janë duke u trajtuar 20 pacientë të infektuar me COVID-19./Insajderi.com

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT