• 13/06/2021
Digiqole ad

Një i vdekur dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

 Një i vdekur dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë ka vdekur një person i prekur me COVID-19, ndërkaq janë regjistruar edhe pesë raste të reja të infektimit me këtë virus, raporton Gazeta Sinjali.

Brenda këtij intervali kohor është konfirmuar edhe rasti i parë i infektimit me variantin afrikan të koronavirusit, e cila siç raportoi Sinjali është një grua 35-vjeçare që po trajtohet në Klinikën Infektive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se janë shëruar 155 pacientë, derisa numri i rasteve aktive me COVID-19 momentalisht është 923.

Deri tani, vetëm 83 mijë e 725 persona në vend janë vaksinuar kundër këtij virusi./Gazeta Sinjali/

Digiqole ad

Të ngjashme