Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, ka votuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, duke i hapur sot rrugë Kuvendit të Kosovës për votim.

Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli në një prononcim për KALLXO.com ka deklaruar se ky projektligj parasheh vetëm heqjen e homologimit.

“Është vetëm çështja e homologimit, pra largohet detyrimi për homologim. Për çështje tjera do të rishikohet edhe njëherë kur e sjellë Ministria me çështje tjera që janë më specifike. Tani për tani, largohet vetëm homologimi dhe detyrimi për homologim. Kjo përfshin vendet e Bashkimit Evropian, Zvicrën dhe Norvegjinë”, tha deputetja e LVV-së.

Në mbledhjen e Qeverisë më datën 28 maj 2021, është marrë vendim që të përkrahet propozimi i deputetëve të Kuvendit, për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Automjete, që i hap rrugë heqjes së homologimit të veturave.

Homologimi është një procedurë me të cilën vërtetohet përputhshmëria apo përshtatshmëria e pjesëve të veçanta të automjetit si tërësi, bazuar në kriteret, të cilat parashtrohen nga organet kompetente.

Çështja e homologimit të veturave, viteve të fundit ka krijuar zhurmë të madhe edhe nga shoqëria civile, deputetët e Kuvendit të Kosovës, por edhe faktori ndërkombëtar, për shkak se është vetëm një kompani që e zhvillon këtë veprimtari në treg, duke krijuar monopol në tregun e Kosovës.

Ky monopol ishte trashur vitin e kaluar përmes një Udhëzimi Administrativ për të cilën ekskluzivisht kishte raportuar Drejtësia në Kosovë.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka gjetur se kjo praktikë mund të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi Ministria e Infrastrukturës e ka hartuar një Udhëzim Administrativ përmes të cilit e vështirëson hapjen e tregut për këtë Homologim. Përveç kësaj, Ministria e Infrastrukturës e ka autorizuar pa procedurat konkurruese të njëjtën kompani, ‘EuroLab’ për të kryer edhe “A-testimin” e veturave, që tash do të quhet homologim individual. Deri më tani “A-testimi” është bërë nga Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT