Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata diellore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Të enjten priten kushte tjera meteorologjike, pasi që vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura, të cilat parashihen të përcillen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. h
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.