Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, do të raportojë para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes këtë të mërkurë.
Ky komision do të fillojë të mblidhet nga ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës në sallën N302, transmeton Klankosova.tv.
Pikat e rendit të ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e komisionit e mbajtur me datë 25.05.2021;
3. Raportimi i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama;
4. Shqyrtimi i raportit të panelit përzgjedhës, për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi;
5. Të ndryshme.