Një burrë është prezantuar si zyrtar policor dje në Suharekë dhe ka kërcënuar një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë në Prizren, personi i dyshuar për kanosje është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Brigada 123”, pas mesnate.
Rastet e tilla, kur person të ndryshëm prezantohen si policë nuk janë të rralla në Kosovë.