Prezantohet si polic dhe kërcënon një burrë në Suharekë

Një burrë është prezantuar si zyrtar policor dje në Suharekë dhe ka kërcënuar një person, shkruan Gazeta Sinjali. 

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë në Prizren, personi i dyshuar për kanosje është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. 

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Brigada 123”, pas mesnate. 

Rastet e tilla, kur person të ndryshëm prezantohen si policë nuk janë të rralla në Kosovë.