Një person ka përfunduar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë pasi i njëjti u sulmua nga shoku i tij derisa ishin së bashku në një veturë, shkruan Gazeta Sinjali.
Të njëjtit kanë qenë duke udhëtuar së bashku në drejtim të Prishtinës, njoftojnë burimet e Sinjalit brenda Policisë.
Sipas këtyre burimeve, personi i dyshuar e kishte zbritur viktimën nga vetura dhe kishte vazhduar rrugën e tij.
Por ai nuk “vazhdoi” gjatë, pasi policia e arrestoi dhe e dërgoi në mbajtje.