Ndodh në Suharekë: e sulmon shokun e tij dhe e detyron të zbres nga vetura – Arrestohet

Një person ka përfunduar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë pasi i njëjti u sulmua nga shoku i tij derisa ishin së bashku në një veturë, shkruan Gazeta Sinjali. 

Të njëjtit kanë qenë duke udhëtuar së bashku në drejtim të Prishtinës, njoftojnë burimet e Sinjalit brenda Policisë. 

Sipas këtyre burimeve, personi i dyshuar e kishte zbritur viktimën nga vetura dhe kishte vazhduar rrugën e tij.

Por ai nuk “vazhdoi” gjatë, pasi policia e arrestoi dhe e dërgoi në mbajtje.