KKSB me disa rekomandime rreth sigurisë për sezonin veror
Në takimin e rregullt të KKSB-së ( Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi), që u mbajt sot e të cilin e udhëhoqi zn. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, në mes tjerash u diskutua edhe për këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Diskutim për aktivitete e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturantet;
3. Prishja e rendit dhe qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm;
4. Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror dhe nën
5. Plani operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave;
Pas diskutimeve të bëra nga të prnishmit u dhanë edhe rekomandimet të cilat janë:
për pikën e dytë u tha që të pritet vendimi nga Ministria e Arsimit si dhe Qeveria e vendit, se a do të lejohet mbajtja e matures apo jo,
për pikën 3, u tha se duhet që të shtohet numri i patrullimeve nga ana e policisë,
kurse për pikën 4 rekomandimi ishte të shtohet numri i zjarrfikësve, të jepet apel për kujdesje ndaj zjarrevedhe të lajmërohen pishinat që në raste emergjente të furnizohen zjarrefikësit me ujë.
Ndërkaq për pikën e fundit u dha rekomandimi që të lirohet rruga e sheshit të qytetit për lëvizje në të dyja drejtimet, si dhe të respektohen vendimet që do të sjell qeveria pas dates 15 Qershor.