• 13/06/2021
Digiqole ad

21 raste të reja me COVID-19, një person i vdekur

 21 raste të reja me COVID-19, një person i vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vdekur një person i prekur me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po ashtu ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 2 mijë e 114 mostrave.

Teksa, sot janë shëruar 111 qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.753 doza të vaksinës kundër COVID-19”, bëhet e ditur tutje në njoftim. /GazetaSinjali/

Digiqole ad

Të ngjashme