Menaxher lindish nuk bëhesh…. thuhet në reagimin e partisë demokratike të Kosovës dega në Suharekë, kjo pas publikimit të raportit për përformancen komunale nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës e cila e ka vlerësuar me notë negative Komunën e Suharekës për menaxhim komunal
“Ja postimi i plotë publikuar nga Partia Demokratike e Kosoves dega në Suharekë:
Menaxher lindish nuk bëhesh….
Tjetër performancë negative nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës për Komunën e Suharekës.
Për “Qeverisje Demokratike” nga 40 pikë të mundeshme, komuna jonë merr vetëm 24 pikë.
Ndërsa, për “Menaxhim Komunal” nga 30 pikë të mundeshme, komuna jonë merr vetëm 8 pikë.
Edhe njëherë tregohet se, qeverisja e mirë matet në shumë aspekte. Me këtë kuptojmë që, Komuna jonë nuk udhëhiqet nga njeri i duhur z. Muharremaj.
PDK, Therandë“