• 13/06/2021
Digiqole ad

Zyrtare: ky është kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës

 Zyrtare: ky është kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës

Komunikat

Sot me datë 09.06.2021, kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës dega në Therandë, unanimisht nominon kandidatin për kryetar komune Prof. Dr. Murtez Zekollin.

Situata politike e degës, si dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit, ka bërë që kryesia e degës në Therandë të mendoj për zgjedhjet lokale dhe ti jap mundësi alternativave të reja.

Nenkryetari i degës, Murtez Zekolli ka qenë dhe mbetet njëra prej figurave më unike dhe progresive e partisë demokratike në Therandë.

Murtez Zekolli mori përkrahjen e plotë edhe të strukturave të nëndegëve të partisë.

Besojmë fuqishëm në shtrirjen e fuqisë së tij politike dhe rekrutimin e figurave të reja në përkrahjen e kandidatit të PDK-së në komunen tonë.

PDK, Therandë

Digiqole ad

Të ngjashme