Zyrtarizohet kandidatura e Dr.Ardian Shala për kryetar të komunës

Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot ka zyrtarizuar disa nga kandidatët për kryetar të komunave me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale.

Vet Dr.Ardian Shala përmes një postimi në facebook njofton se:

“Të nderuar qytetarë të komunës sonë, sot Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës zyrtarizoi kandidaturën time për kryetar të Komunës së Therandës.

Nën inercionin e kërkesave të drejta qytetare për qeverisje institucionaliste, për zbatim të parimeve rugoviane, për barazinë e përgjithshme para ligjit e institucioneve, për ruajtjen e vlerave tona, për një Therandë bashkëkohore europiane, kam vendosur t’i hy garës për të parin e Komunës.

Dua ta shfrytëzoj rastin t’i falenderoj strukturat, aktivistët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e vazhdueshme.

Besojmë fuqishëm se do të realizohet kërkesa e drejtë e qytetarëve të Komunës sonë që qeverisja komunale të kthehet sërish në duart e tyre, përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sinqerisht,
Ardian Shala”