Muharremaj vazhdon diskutimet publike me qytetarë

Diskutimet Publike po vazhdojnë tutje

Mbrëmë janë mbajtur Diskutimet Publike me banorët e fshatrave: Samadrexhë, Nepërbisht, Leshan dhe Terrnje.

Banorët e këtyre fshatrave i paraqitën kërkesat dhe prioritetet, të cilat u procesuan për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024.

Diskutimi Publik do të vazhdoj sot më datë: 10.06.2021, me banorët e qytetit të Suharekës, në ora 17:00, në Bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha”.