Rastet e tmerrshme të dhunimit të femrave në Kosovë siç duket nuk kanë të ndalur. Një ngjarje e tillë dyshohet të ketë ndodhur edhe në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dy të mitura kanë përjetuar tmerrin pasi u dhunuan nga dy burra në rrugën “Nikë Nikprelaj” të Fërizajt.
Dy personat e dyshuar për këtë vepër penale, sipas të njëjtave burime, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.