• 12/06/2021
Digiqole ad

Shumë largime nga FC Ballkani, klubi i falenderon të gjithë për bashkëpunimin

 Shumë largime nga FC Ballkani, klubi i falenderon të gjithë për bashkëpunimin

Klubi i Futbollit Ballkani përmes një postimi në facebook ka njoftuar për zyrtarë dhe disa lojtarë me të cilët ka ndarë rrugët.

FC Ballkani falënderon përzemërsisht z.Avni Bytyçi – Deri tani drejtor sportiv.

Lojatarët: Mirkind Daku, Arbër Hoxha, Arbër Shala


Ja postimi i plotë

”Të dashur tifoz 🧡🖤

Drejtori sportiv Avni Bytyqi ka vendosur qe të tërhiqet nga detyra duke lënë kështu një zbrazëti, si dhe gjurmë të thellë në ngritjen e kapaciteteve të klubit tonë.

Kryesia pas analizimit të dorëheqjes së tij ka analizuar dhe ka aprovuar vullnetin e tij. Avniun ndër te tjera posaçërisht e falënderojmë për kontributin e tij në suksesin e U/19 të cilët për vitin e dytë radhazi u shpallën kampion. Bytyqi ka qenë, është dhe përherë do të jetë pjesë e klubit.

Huazimi i Mirlind Dakut nga NK Osjek (Kroacia) i cili duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë hyri në histori si golashënuesi me i mirë, skadon në këtë muaj gjatë së cilit ai do të kthehet në klubin kroat. Daku na ka dhuruar shumë emocione gjatë kohës sa ka djersitur fanellën e portokalltë, të cilin e falenderojmë dhe i dëshirojmë shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës.

Anësori këmbëshpejtë Arbër Hoxha pas bashkëpunimit dy vjeçar ka vendosur qe fatin e tij sportiv dhe ngritjen si futbollist profesionist ta kërkojë në njërën nga ligat e Europës. Klubi falënderon Arbërin duke i dëshiruar shumë sukses në klubin e ri.

Arbër Shala mbrojtësi i majtë ndan rrugët me FC Ballkani pas një periudhe 6 mujore sa ka qëndruar në detyrat e tij, të cilat i ka kryer me shumë përkushtim, duke e falenderuar Arbrin i urojme shume suksese gjat karrierës në vazhdim .”

Digiqole ad

Të ngjashme