Në Suharekë janë 7 përsona të infektuar me COVID-19

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 733, ndërsa në Suharekë janë gjithsej 7 raste aktive me COVID19.


Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.

Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.