LDK Suharekë: Qeverisja e AAK në Suharekë po bën pazare e kurdisje të konkurseve


Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në facebook ka reaguar ashpër ndaq qeverisjes komunale për kurdisje të konkurseve.

LDK përmes kësaj deklarate kanë sjellur fakte dhe argumente se si konkurentët e AAK gjithmon dalin të parët në teste të konkurseve, dhenkanë spjeguar se si kanë ndodhur pazaret mes Drejtoreshes se Shendetesise Besa Kuqi dhe ishe drejtoreshes së Shëndetësisë Sale Bytyqi siç thonë ata drejtoreshë në ardhje e QKMF-së.

Lexoni reagimin e plotë nga LDK dega në Suharekë.

“Orkestrimet e konkurseve nga AAK-ja në Therandë!

Është bërë zakon që katër vite, në secilin konkurs punësimi, kandidatët që vijnë nga AAK-ja, çuditërisht marrin më shumë pikë në intervista.


Nje historik makinacionesh ku protagoniste kryesore në këtë sagë politike janë znj. Besa Kuçi e Sale Bytyqi, pasqyron me së miri kurdisjen e konkurseve, në formën me tipike të pazareve politike, e cila dëshmon se liria dhe barazia e qytetarëve para ligjit, një koncept ky i panjohur e i papërfillshëm për kryetarin aktual, ka kapur për fyti e ka ngulfatur lirinë dhe barazinë e qytetarëve para ligjit.

Znj. Sale Bytyqi, deri në fund të majit 2020 ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) pastaj e kurdisë një konkurs në QKMF, dorëhiqet nga DSHMS-ja, dhe nga fillimi i qershorit e pranon veten në punë si mjeke në QKMF, kuptohet pas pazareve të AAK-së me znj. Besa Kuçi, e cila nga PDK-ja rikthehet në AAK dhe merr poziten e drejtoreshes në DSHMS.
Ndërkaq znj. Sale Bytyqi, nga mjeke kalon në UD e drejtorit të QKMF-së, në tetor të 2020-ës.


Ndërkaq tani në konkursin e fundit për drejtor në QKMF, znj. Sale Bytyqi, paska “arritur” pikët më të larta në intervisten me shkrim.
Tashmë dihet botërisht se ajo do të marrë maksimalisht edhe pikët e intervistës me gojë dhe do të “kompenzohet” me poziten e drejtoreshës në QKMF, pasi u detyrua t’ia lirojë poziten në DSHMS, znj. Besa si shpërblim per rikthim në AAK nga PDK-ja.

Kësisoji me konkurse të kurdisura në Therandë ka degraduar secili segment i jetës institucionale. Prandaj Komuna e Therandës ka rënë në fund të secilës listë qoftë për menaxhim, performance e demokratizim.“