Kryetari i komunës së Suhsrekës Bali Muharremaj, përkrah maturantët në kërkesat e tyre; që t’iu lejohet mbajtja e mbrëmjes së maturës dhe organizimi i ekskurzionit.
Ja postimi i plotë:
“E ritheksoj kërkesën time publike që maturantëve t’ju lejohet Ekskurzioni dhe Mbrëmja e Maturës.
Jam i vendosur në këtë angazhim bashkë me maturantët e Komunës së Suharekës, që t’ju lejohet kjo mundësi.
Andaj presim nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë që t’i shikojnë mundësitë për lehtësim të masave.
Bali Muharremaj”