Roberto Mancini ka thënë se Italia bëri një paraqitje të mirë kundër Turqisë, por shtoi se ka ende një rrugë të gjatë për të shkuar në wembley, atje ku zhvillohet finalja.
Azzurrët morën një fitore me rezultat 3-0 ndaj Turqisë në Stadio Olimpico në ndeshjen hapëse të Euro 2020.
“Ne kemi bërë një paraqitje të mirë. Ne nuk ishim në gjendje të shënonin një gol në pjesën e parë, nuk ishte e lehtë, pasi ishte debutimi dhe Turqia është një ekip shumë i mirë”.
“Në këto ndeshje, ju keni nevojë për gjithçka. Ne patëm ndihmë nga shikuesit. Ne jemi të lumtur dhe mendoj se ekipi luajti shumë mirë”.
“Ishte vendimtare kur lëviznim shpejt topin, duke arritur që gjithmonë të lirojmë dikë për pasim. Ishte e rëndësishme të fillonim mirë dhe është e kënaqshme për ne, për tifozët dhe për të gjithë italianët”.
“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme dhe shpresoj të ketë edhe shumë të tjera. Wembley? Është një rrugë e gjatë. Janë edhe gjashtë ndeshje për të shkuar”, ka thënë strategu italian. /Telegrafi/