• 05/08/2021
Digiqole ad

Pozita jashtë loje nga goditja e këndit që i habiti të gjithë në ndeshjen Turqi-Itali

 Pozita jashtë loje nga goditja e këndit që i habiti të gjithë në ndeshjen Turqi-Itali

Një vendim për pozitë jashtë loje në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian midis Italisë dhe Turqisë është bërë pjesë e debatit në rrjetet sociale.

Në minutën e 46-të të ndeshjes së grupit A të zhvilluar të premten në mbrëmje, sulmuesi i Italisë, Lorenzo Insigne, pasoi nga goditja e këndit te shoku i ekipit të tij Domenico Berardi, i cili qëndronte prapa vijës së portës.

Berardi më pas spërkati dha një pasim te mesfushori Jorginho, por loja u ndal pasi gjyqtari anësor ngriti flamurin e tij për pozitë jashtë loje.

Një vendim që hutoi shumë njerëz që e shikonin ndeshjen nga shtëpia.

Shumë njerëz menduan se a është pozitë jashtë loje, apo jo, pasi rregulli i përgjithshëm që dihet nga të gjithë është se nuk ka problem nëse lojtari merr topin nga lojtari nga goditje e këndit.

Pra i bie që ishte një vendim i keq nga gjyqtari anësor në këtë takim. /Telegrafi/

Të ngjashme