Në dhjetor të vitit 2017 ishte bërë një tentim vrasje në rrugën UÇK në qytetin e Pejës. Babi dhe djali kishin shtënë në drejtim të dhëndrit të tyre.
Këtë rast që ka ndodhur para katër vitesh, viktima e ka raportuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Viktima kishte treguar se ai ishte qëlluar me armë zjarri sa ka qenë në veturë.
“Rr. UÇK-së, Pejë dhjetor 2017-NN. Me 11.06.2021 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në dhjetor 2017, pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit babai dhe vëllai i bashkëshortes së tij, të dyshuarit meshkuj kosovarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ka qenë në veturë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga ky tentim vrasje viktima kishte pësuar edhe lëndime trupore.
“Si pasojë, i nijeti kishte pësuar lëndime trupore dhe i ishte dëmtuar vetura (sipas deklaratës së tij). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org