“Zëri i Amerikës”, fletë për vizitën e delegacionit të asamblesitëve suharekas në Sarandë
Për bashkëpunimin e mirë dhe të frytshëm në mes të Bashkisë së Sarandës dhe Komunës së Suharekës, që tash e disa vite po realizohet në fusha dhe mënyra të ndryshme, përveç mediave lokale po shkruajnë edhe ato të nivelit më të lartë dhe më profesional. Lidhur me vizitën që Asambleistët suharekas këto ditë po ia bëjnë Bashkisë së Sarandës, “Zëri i Amerikës” ka bërë një kronikë, ku ka intervistuar kryesuesin e Asamblesë z. Bexhet Kuçi dhe asamblesitën Shqipe Rama.
Komuna e Suharekës dhe Bashkia e Sarandës, janë të binjakëzuara tash e mbi 10 vite dhe që nga atëherë shkëmbenjë vizata mes tyre dhe bashkëpunojnë në fusha të ndryshme.