A ka vdekur Eriksen, lojtari i Danimarkës bie për toke

Kapiteni i Danimarkës, Christian Eriksen ka përjetuar një sulm gjatë ndeshjes ndaj Finlandës duke rënë në tokë pa ndjenja. 

Ndeshja mes dy kombëtareve skandinave ka sjell momente ankthi për gjithë futbollistët e pranishëm, por edhe tifozët e futbollit.

Kjo pasi kapiteni i Danimarkës, Eriksen është rrëzuar në tokë pa ndjenja.

Gjyqtari i ndeshjes, por edhe lojtarët kanë kërkuar intervenim të shpejtë të ekipeve mjekësore.

Megjithatë, ylli i Interit vazhdon të mbetet i shtrirë dhe duke marrë ndihmën e mjekëve.

Dyshimet e para janë se Eriksen ka pësuar sulm në zemër. /Telegrafi/