Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që të paraqiten në sallën “1 Tetori” për injektimin e dozës së dytë, transmeton Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MSH-ja ka bërë me dije se janë duke u kontaktuar edhe qytetarët e tjerë që s’janë pjesë e kësaj liste, por që ka tashmë kanë marrë dozën e parë.
“Ftohen qytetarët e listës në vijim, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e diel, 13 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi. Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Gjeni listën KËTU.