Arrestohet një person në Suharekë, rrahu punëtoren e pastrimit pas një mosmarrëveshje që pati me motrën e tij

Një person është arrestuar në Suharekë, për shkak se dyshohet që i ka kryer veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘shtytje në vepër’shkruan Gazeta Sinjali.

I njëjti ka sulmuar fizikisht një grua, punëtore të një kompanie të pastrimit.

E gjitha kjo sipas njoftimit të policisë ka ardhur sepse viktima paraprakisht kishte një mosmarrëveshje me motrën e të dyshuarit.

Pasi është sulmuar, viktima ka marrë trajtim mjekësor kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë./Gazeta Sinjali/