Policia e Kosovës e ka demantuar shkrimin e medias serbe “Blic”, se në kullën e vrojtimit në Koshare në mesin e disa flamujve “Kuq e zi” është vendosur një flamur i Serbisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se njësitet e policisë kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Hoxha tha se shkrimet e tilla kanë për qëllime dezinformimin e qytetarëve.

Po ashtu Policia e Kosovës ka publikuar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me disa shkrime në median serbe “blic” por edhe në rrjete të ndryshme sociale, se gjoja një flamur i Serbisë është vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare, ju konfirmojmë se Policia e Kosovës demanton shkrime të tilla që kanë për qëllim dezinformimin e qytetarëve dhe ju njoftoj se njesitet kompetente policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar të Republikës së Kosovës janë duke kryer detyrat dhe patrullimet e rregullta edhe në atë lokacion”.

“Sipas raportimeve aktuale nga njësitet policore kufitare dhe verifikimeve nga ai lokacion një lajm i tillë nuk është i vërtetë.Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së pergjithshme në vend, përfshirë edhe menaxhimin dhe kontrollin kufitar sipas mandatit të saj ligjor dhe kushtetues”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT