Sa bëhen nervoz kosovarët, ky është sondazhi i fundit

Sipas një sondazhi të kompanisë analitike amerikane Gallup kosovarët bëhen mesatarisht nervoz, në krahasim me shtetet e tjera.

Në pyetjen se sa kanë shprehur emocionet negative, 17% e kosovarëve i janë përgjigjur pozitivisht sondazhit të kompanisë amerikane.

Ndërkaq, 26% e banorëve të Shqipërisë kanë thënë se kanë shprehur nervozën e tyre gjatë ditës së djeshme.

Vendi në të cilin më së shumti është shprehur nervoza është Turqia (40%).

Ndërkaq, përqindjet e banorëve të shteteve të rajonit që kanë shprehur emocionet e tyre një ditë përpara sondazhit janë si vijojnë: Serbia (20%), Bosnja dhe Hercegovina (22%), Maqedonia e Veriut (25%) dhe Mali i Zi (33%).