Ekipi i Handikos-it dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj kanë dhuruar sot karroca normale dhe shtretër ortopedik për ata në nevojë të tyre.

I pari i komunës ka treguar se ky donacion është dhuruar nga Gjermania dhe tutje ka shtuar se ai po bën përpjekje që secili prej personave në nevojë t’i ketë kushtet adekuate për jetesë normale.

Në fund, Muharremaj ka premtuar se nuk do ta ndalë angazhimin për ta arritur këtë.

“Me shumë befasi për raste tjera si këto do ti keni në të ardhmen. Unë po bëj përpjekje që secili prej tyre ti ketë kushtet adekuate për jetesë normale dhe për këtë nuk do ta ndali angazhimin. Ju premtoj!”, ka shkruar ai në Facebook./Dchannel.net

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT