Kosovari B. A, 48 vjeç nga Ferizaj, me banim në Belgjikë, dyshohet se ka vrarë të dashurin e ish-bashkëshortes, transmeton Gazeta Sinjali.

Vrasja ka ndodhur të hënën në qytetin belg Deurne, afër një shkolle ku gruaja me të dashurin kishte shkuar për të marrë fëmijët e saj. Fëmijët po ashtu ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje.

Viktima është identifikuar si Ismet Osmanay, 52 vjeç dhe ai u godit me një mjet të prehtë.

“Viktima vdiq në vend”, tha policia e Antwerpenit, shkruan portali GVA.be.

Sipas mediave, sulmuesi dyshohet se përdori një kaçavidë për të kryer vrasjen. Pas sulmit, disa prindër që ishin afër shkollës tentuan t’i japin ndihmë viktimës së goditur në qafë, por ishte e kotë.

Vrasësi, sipas dëshmitarëve u largua i qetë nga vendi i ngjarjes.

“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar, përcjell GVA.be. “Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte kokë tullac”.

Pak kohë pas vrasjes, policia belge arriti të arrestojë të dyshuarin.

“Tani jemi duke u përpjekur të zbulojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bazë të intervistave të dëshmitarëve”, tha Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë për Antwerpen.

Policia tha se vrasja u krye në sy të fëmijëve. /Gazeta Sinjali/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT