Numri i personave që janë vaksinuar me vaksina antiCOVID në Kosovë në qendrat anembanë Kosovës ka arritur në 99 mijë e 394, shkruan Gazeta Sinjali.
Vetëm në 26 orët e fundit janë kryer 1 mijë e 117 vaksinime
Kështu është bërë e ditur në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ndryshe, sot pritet të fillohet edhe me vaksinimin masiv në vend.
Ndërkaq dje ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se së shpejti do të mbërrijë në Kosovë kontigjenti i parë me vaksinat antiCOVID nga Pfizer, prej sasisë prej 1.2 milion vaksinash që e ka kontraktuar Qeveria e Kosovës. /Gazeta Sinjali/