Gjatë gjithë historisë së letërsisë, ka pasur libra që janë sfiduar dhe madje janë ndaluar, për shkak të përshkrimeve të temave që ata libra kanë ndezur. Nga feja deri te seksualiteti e dhuna, të gjitha llojet e temave të ndryshme, moralisht i kanë vendosur librat në krye të çdo debati e çdo bisede.
Si në kohërat antike, ashtu edhe në këto të sotit, censura letrare ka goditur kontekse të shumta, shpesh duke vënë në rrezik edhe vetë autorët.
Pavarësisht nëse sfidohen nga njerëz të shumtë e ndalohen edhe nga qeveri, librat e mëposhtëm kanë krijuar mjaft skandale, saqë debati rreth tyre u rrit edhe në përmasa epike. Shumë nga këta libra sfidohen edhe ditëve të sotit.
The Awakening (Zgjimi)
Botuar në vitin 1899, romani kryesor i Kate Chopin, The Awakening, është një nga romanet e para të letërsisë feministe që u botua në Amerikë. I lavdëruar sot si një pararendëse e letërsisë artistike feministe, moderniste, romani i Chopin përqendrohet në një protagoniste që shkel rolin kufizues që ka shoqëria për të si grua.
Ajo i drejtohet sinqerisht dhe me simpati dëshirës femërore dhe seksualitetit, dicka e bërë rrallë nga bashkëkohësit e Chopin. Sidoqoftë, ditëve të sotme ky roman shihet si një lëvizje e duhur, sa i përket kohës që u shkrua e u publikua, si roman ai ishte mjaft i cenzuruar.
Sa i përket këtij romani pati reagime të shumta, disa konsideronin se ishte një roman me skena erotike, disa shkuan aq larg sa të pretendonin se nuk ishte për konsum të njerëzve të moralshëm.
Skandali u rrit akoma më shumë kur botuesit e Chopin, anuluan romanin e saj të radhës dhe ajo kurrë më nuk shiti një libër.
The Prince (Princi)
Vendosur mes librave të ndaluar të kishës nga Papa Paul IV më 1599, “Princi”, nga Nikolo Makieveli, u shkrua në momentet më të errëta të historisë së Italisë. Kur fuqitë e huaja po konkurronin për shtetet e pasura, por të dobëta rajonale, ky libër përmban njohuritë që Makiaveli kishte fitur në pesëmbëdhjetë vitet e administratës shtetërore.
Një vepër e hidhur dhe zhgënjyese për atë kohë, në të cilën duke gjërmuar profilin e princit ideal, analizohen aryset e veprimit njerëzor dhe për herë të parë politika ndahet nga morali.
Origin of Species (Origjina e specieve)
Puna e Charles Darwin mbi përzgjedhjen natyrore, origjinën e llojeve, paraqet teori që konsiderohen ende të diskutueshme edhe sot, pavarësisht që mbahen si parimi kryesor i të gjitha degëve të shkencës së jetës.
Vite të shumta u deshën që ideja e përzgjedhjes natyrore dhe evolucionit të merrte vëmendjen e mjaftueshme që të mendohej si një fakt shkencor. Shumë kundërshtuan dhe ende kundërshtojnë përzgjedhjen bazuar në parimet e feve, të cilat janë kundër provave të paraqitura në librin e Darwinit.
The Decameron (Dekameroni)
Ndër lirat më të censuruar të të gjitha kohërave është “Dekameroni” i Giovanni Boccaccio. I konsideruar vulgar nga intelektualët e kohës së tij, por mbi të gjitha imoral nga autoritetet kishtare.
Para se të bëhej objek studimi, siç është sot, Dekameroni është një përmbledhje tregimesh që zhvillohen gjatë murtajës së Firences në shek e XIII.
Shtatë vajza dhe tre djem nga familje të pasura vendosin të transferohen në një vilë në fshat, në përpjekje për t’i shpëtuar infektimit të mundshëm. Djemtë dhe vajzat vendosin të tregojnë çdo ditë nga një histori, për të kaluar kohën, mbi një temë të zgjedhur sipas radhës.
Harry Potter
Gjersa tani është një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave e në të njëjtën kohë më të lexuarit, çdo botim i J.K Rowling krijoi një polemikë.
Shpesh këto botime janë të ndaluara nga bibloteka dhe shkolla të ndryshme, për shkak të kundërshtimeve të feve, për rolet e shtrigave, magjistarëve dhe magjisë që janë paraqitur në libra. Saga “Harry Potter” është ndër librat më të sfiduar të shekullit XXI.
Fifty Shades of Grey (Pesëdhjetë hijet e Grey)
“Fifty Shades of Grey”, ka arritur popullaritet në të gjithë botën dhe madje është përshtatur me një seri filmash.
Ky libër gjithashtu i merr meritat më të mëdha sa i përket një epoke të re për trillime erotike, në veçanti të shkruara nga gratë.
Sidoqoftë, ka pasur një farë shqetësimi se libri përhap një pranim jo të shëndetshëm të marrëdhënieve kontrolluese dhe abuzive. Komunitete të shumta kanë ndarë shqetësimet, duke deklaruar se nuk është një përshkrim i saktë e i sigurtë i një marrëdhënie konsensuale.