Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e personave që do ta marrin sot dozën e dytë të vaksinës antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.
MSH-ja ka publikuar edhe terminet për secilin person, teksa ka thënë se ata që nuk janë pjesë e listës, po kontaktohet përmes telefonit.
“Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në një njoftim.
Këtu mund ta gjeni listën e personave që do të vaksinohen nesër. /Gazeta Sinjali/