Fillon takimi i parë Kurti-Vuçiq
Tashmë ka filluar takimi trepalësh i Albin Kurtit, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësuesit evropianë.
Takimi i tyre vjen pas takimeve të ndara që patën Lajçak dhe Borrell me Kurtin dhe Vuçiqin.
Kurtin në takim po e shoqëron zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërkaq Vuçiqin, ministri i Jashtëm, Nikola Selakoviç.