Mërgimtari nga Suhareka befason me bujarinë e tij

Ka dhuruar 500 euro për Handikos-in…

Z. Hysni Bajselmani është mërgimtari që ka ndihmuar Handikos-in në Suharekë, me vlerë prej 500 euro. Ky gjest i mirë dhe human e ka bërë të ndihet krenar edhe kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, i cili ka thënë se:

“Mërgimtari Hysni Bajsemani ka dhuruar një donacion për Handikos në vlerë 500 euro.
Është e rëndësishme kur humanizmi bëhet vlerë e shoqërisë, andaj unë jam krenar me
qytetarët tanë.”