Rriten temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Sot dhe nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i qetë, me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara mbeten përgjatë reliefit malor, transmeton Gazeta Sinjali.

Indeksi UV do të jetë në vlera të rrezikut, prandaj preferohen këshillat e IKSHP-së që nga ora 9-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.